Ndërlidhjet

OHËR


Kanë rifilluar bisedimet për dhënien fund krizës në Maqedoni, të përqëndruara sot në çështjen e policisë lokale. Debatet janë fokusuar në kërkesën e palës shqiptare për një rol dhe autonomi më të madhe të policisë lokale si dhe përfaqësim të atillë që të reflektojë përbërjen etnike të popullatës.
Në bisedime marrin pjesë krerët politikë të katër partive të koalicionit qeverisës dhe ekspertë të lartë si dhe të ndërmjetësuesit ndërkombëtar të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara.
Francois Leotard është shprehur se “marrëveshja për gjuhën e arritur të mërkurën, kushtëzohet me harmonizimin e dialogut rreth çështjeve të tjera të hedhura në tryezë”.
XS
SM
MD
LG