Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur paktin e arritur në Maqedoni dhe kanë pohuar vullnetin për të ndihmuar në çarmatosjen sapo të dakordohet marrëveshja për të. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit deklaroi mbrëmë se Uashingtoni ka mirëpritur “ndërrmarrjen e hapit të madh”, siç e ka quajtur ai marrëveshjen provizore për gjuhën. Richard Boucher tha se marrëveshja duhet të kompletohet me gjithë aspektet e tjera të paketës së propozuar për zgjidhjen e krizës në Maqedoni, duke iu referuar vazhdimit të bisedimeve të paqes në Ohër.
XS
SM
MD
LG