Mediat egjiptiane bëjnë të ditur se presidenti Hosni Mubarak, ka paralajmëruar homologun e tij amerikan, George Bush, se Lindja e Mesme po përballet me një situatë “shumë të rrezikshme” si rezultat i vazhdimësisë së konfliktit izraelito-palestinez. Zyrtarët, të cituar nga agjensitë vendore, thonë se Mubarak i ka dërguar një letër urgjente presidentit Bush, përmes së cilës i kërkon të merret me atë që cilësohet si “përkeqësim dramatik i gjendjes në rajon”.