Ndërlidhjet

OHËR


Liderët politikë maqedonas dhe shqiptarë, kanë vazhduar në Ohër bisedimet për zgjidhje politike të krizës, me pjesëmarrjen e dy të deleguarve të Perëndimit, James Pardew dhe Francois Leotard, nën kryesinë e presidentit, Boris Trajkovski. Negociatat janë përqënduar në çështjen e riorganizimit të forcave policore. Shqiptarët kërkojnë përfaqësim proporcional në këto forca. Burime Perëndimore i kanë përshkruar negociatat si shum të vështira, por të dyja palët pranojnë se çfarëdo reforme e forcave policore kërkon asistencë të dukshme nga demokracitë Perëndimore në formën e oficerëve me përvojë, të cilët do të mbikëqyrnin dhe mdihmonin
trajnimin e policisë së Maqedonisë.
XS
SM
MD
LG