Ndërlidhjet

BUJANOC


Mbrëmë në fshatin Muhoc në Luginën e Preshevës, në jug të Serbisë, janë vrarë dy policë kurse dy të tjerë janë plagosur, kanë njoftuar zyrtarë serbë.
Sipas këtyre burimeve, policët janë vrarë kur terroristë shqiptarë, siç thuhet, kanë sulmuar patrullën e policisë . Liderë të ish-UÇPBM-së kanë deklaruar se ata nuk dijnë asgjë se çfarë ka ndodhur dhe se UÇPBM-ja e shpërndarë nuk ka lidhje me këtë ngjarje. Burimet policore kanë thënë se policia javën e kaluar kishte ngritur një post-bllok afër fshatit Muhoc, që ka shkaktuar protesta nga shqiptarët vendas.
XS
SM
MD
LG