Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush ka përshëndetur transferimin e tre të akuzuarve myslimanë boshnjakë në Tribunalin e Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës me seli në Hagë.
George Bush ka thënë se ky vendim, sikurse vendimet e ngjashme të Kroacisë dhe Jugosllavisë, flasin se qeveritë demokratike në atë rajon i kanë marrë seriozisht obligimet e veta ndërkombëtare, si dhe nevojën që të ndërpritet me dhunën dhe krimet e së kaluarës. Presidenti Bush gjithashtu ka përshëndetur dhe mbështetur edhe dënimin që Tribunali i shqiptoi ish-gjeneralit serb të Bosnjës, Radosllav Kërstiq, i cili u dënua me 46 vjetë burgim për krimin e gjenocidit.
XS
SM
MD
LG