Ndërlidhjet

RAMALAH/TEL AVIV


Lideri palestinez, Jaser Arafat, u ka dërguar mesazhe urgjente Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Kinës dhe Bashkimit Evropian duke bërë thirrje për intervenim në konfliktin me Izraelin.
Ndërkohë ka vazhduar spirala e dhunës. Helikopterët izraelitë kanë shkrepur raketa kundër shtabit të policisë palestineze në jug të Brezit të Gazës, në vijim të një shkëmbim zjarri gjatë natës midis palestinezëve dhe trupave izraelite afër një vendbanimim izraelit, në periferi të Jerusalemit.
Ndërkaq, një palsetinez i armatosur nga vetura ka hapur zjarr kundër një shtabi të ushtrisë izraelite në Tel Aviv dhe ka plagosur së paku 10 persona, ushtarë dhe civilë.
XS
SM
MD
LG