Ndërlidhjet

HIROSHIMË


Rreth 50 mijë njerëz u tubuan sot në qytetin Hiroshima, të Japonisë, që të përkujtojnë 56 vjetorin e ditës kur Shetet e Bashkuara, gjatë luftës së Dytë Botërore hodhën bombën atomike në këte qytet, që la të vdekur 140 mijë njerëz. Një ceremoni përkujtimore do të mbahet të enjten edhe në Nagasaki, ku u hodh bomba e dytë atomike më 9 gusht të 1945 që vrau 70 mijë njerëz. Japonia u dorëzua më 15 gusht të vitit 1945 duke përfunduar luftën. Në këto ceremoni përkujtimore, kryeministri Junichiro Koizumi është angazhuar të dyfishojë përpjekjet për ndalimin e provave me armë bërthamore në mbarë botën.
XS
SM
MD
LG