Ndërlidhjet

DUBAI


Një zëdhënës i forcave detare të kryesuara nga Shtetet e Bashkuara, ka njoftuar se një anije irakiane, me gjasë, duke kontrabanduar naftë, është fundosur dje në ujërat e Gjirit. Zëdhënësi ka thënë se 12 antarët e ekuipazhit të anijes “Georgios” kanë shpëtuar, kurse anija e fundosur plotë me naftë gjendet në kushte të mira. Focat shumkombëshe parandaluese nuk thonë se si anija e ndaluar para një muaji u fundos, por shtojnë se nafta që gjendet në te nuk paraqet rrezik për vendet fqinje. Iraku shfrytëzon anije të vjetëruara për kontrabandimin e naftës si një rrugë për t’iu shmangur sanksioneve që i kanë vënë Kombet e Bashkuara në vitin 1990.
XS
SM
MD
LG