Ndërlidhjet

SHKUP


Policia maqedonase, herët në mëngjes, ka vrarë pesë shqiptarë në një shtëpi të lagjes Çair në Shkup, për të cilët, në kumtesën e ministrisë së brendshme thuhet se janë “guerrilas, të cilët planifikonin akte terroriste”. “Policia ka kthyer zjarr, pasi hasi në rezistencën e kryengritësve”- thuhet mes të tjerash në kumtesë. Mes të vrarëve është edhe një udhëheqës i tyre i njohur me emrin, komandant Teli. Ndërkaq, Armata maqedonase ka dhënë versionin, sipas të cilit, guerrilasit janë vrarë në një postbllok afër Tetovës.
XS
SM
MD
LG