Ndërlidhjet

SHKUP


Nënkryetari i Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, Iljaz Halimi, ka dhënë dorëheqjen nga funksioni i tij si anëtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Në një letër të hapur drejtuar presidentit Boris Trajkovski, Iljaz Halimi sqaron se akti i tij është shenjë proteste ndaj sjelljes së kryetarit të shtetit, i cili nuk e ka ftuar në mbledhjen e mbrëmshme të Këshillit.
I pyetur nga Europa e Lirë për precedentë të mëparshëm, numri dy i Partisë Demokratike Shqiptare sqaron se presidenti Trajkovski nuk e ka thirrur në asnjë nga mbledhjet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare gjatë dy muajve të fundit, megjithëse Iljaz Halimi është i vetmi anëtar shqiptar i atij formacioni.
XS
SM
MD
LG