Ndërlidhjet

UASHINGTON


Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, njofton se zyrtarë amerikanë dhe rusë, kanë nisur bisedimet në Uashington rreth planit amerikan për zhvillimin e mburojës kundër-raketore.
Gjenerali Juri Balievski, zëvendës-shef i Shtatmadhorisë ruse dhe i cili kryeson delegacionin 10 anëtarësh, tha se do të kërkojë nga pala amerikane hollësi për arsyet e tërheqjes nga Marrëveshja Anti-Balistike e vitit 1972.
Zyrtarët amerikanë kanë thënë se bisedimet janë të natyrës teknike dhe prej tyre nuk pritet ndonjë marrëveshje.
XS
SM
MD
LG