Ndërlidhjet

BRUKSEL


NATO ka dënuar sulmin e kyrengritësve shqiptarë dhe vrasjen e 10 ushtarëve qeverirtarë maqedonas duke thënë se kjo kërcënon synimin për zgjidhjen politike në Maqedoni, ka thënë një zëdhënës i Aleancës në Bruksel.
Zëdhënësi ka thënë se incidenti i fundit shkon kundër përpjekjeve të gjithë atyre
që po punojnë me përkushtim për arritjen e marrëveshjes politike me qëllim të dhënjes fund të krizës.
“Dhuna nuk mund të fitojë dhe nuk mund të sjellë asgjë të mirë për askë. Zgjidhja e vetme dhe e përherëshme për krizën është arritja e marrëveshjes politike”, ka thënë zëdhënësi i NATO-s.
XS
SM
MD
LG