Ndërlidhjet

TETOVË


Kryengritësit shqiptarë janë konfrontuar me trupat qeveritare në orvatjet për marrjen e kontrollit mbi qytetin e Tetovës. Pas një qetësie disaorëshe, kryengritësit kishin sulmuar dy herë nga mesdita një postbllok policor. Qeveria thotë se trupat e saj i janë përgjigjur sulmeve të kryengritësve që vinin nga fshati Gajre, mbi Tetovë. Gjatë luftimeve që ishin zhvilluar në ato rajone gjatë natës, raportohet për një polic të vrarë dhe një të plagosur.

SHKUP/PRILEP/VELES.
Një turmë prej rreth 1000 protestuesish agresivë maqedonas, siç raportohet, mbrëmë në Shkup kanë demoluar së paku 20 dyqane në pronësi të shqiptarëve derisa janë shpërndarë nga mesnata. Ata kanë brohoritur parulla kundër presidentit të Maqedonisë, Boris Trajkovski dhe kanë ngritur barrikada karshi Parlamantit. Në Prilep rreth 100 protestues maqedonas dje kanë djegur xhaminë, kanë shkatërruar gjashtë dyqane dhe dy shtëpi shqiptare dhe kanë shpërthyer depon e armëve.
Një këshilltar nga Velesi ka thënë se paramilitarë të dyshuar maqedonas kanë vrarë mbrëmë djaloshin Tafil Veseli, por lajmi nuk është konfirmuar nga burime të pavarura.
XS
SM
MD
LG