Ndërlidhjet

BELFAST


Armata Republikane Irlandeze, IRA, ka riafirmuar premtimet e saj se ka vendosur që të çarmatoset, por sërish nuk ka caktuar ndonjë afat se kur do të ndërmerrte këtë veprim. Në një komunikatë, IRA thotë se ka arritur marrëveshje me komisionin ndërkombëtar për mbikëqyrje, pa dhënë afat për dorëzimin e armatimit të saj. Unionistët protestant të Ulsterit thonë se këto veprime duhet të fillojnë para çdo bashkëpunimi të mëtejshëm në nivel qeverie rajonale me Sinn Fein, krahun politik të IRA-s.
XS
SM
MD
LG