Ndërlidhjet

TIRANË


Qeveria e Shqipërisë paralajmëroi sot se përkeqësimi i situatës në Maqedoni gjatë dy ditëve të fundit mund të verë në rrezik nënshkrimin e marrëveshjes së paqes që është parashikuar për javën e ardhshme, të hënën. Ministri i jashtëm shqiptar Paskal Milo tha me këtë rast se "qeveria shqiptare ka ndjekur me shumë shqetësim këto ngjarje, veçanërisht djegien e shtëpive të shqiptarëve dhe aq më shumë djegien e një institucioni të kultit si xhamia në Prilep, gjë që dëshmon se urrejtja etnike në Maqedoni mund të shndërrohet në një fenomen masiv, që do të rrënonte shpresat për bashkëjetesë multietnike”. Më tej ministri Milo siguroi se qeveria shqiptare do të respektojë sovranitetin e Maqedonisë, nuk do të ndërhyjë si dhe më parë në punët e saj të brendshme, dhe do të marrë masa të rrepta për një kontroll më të plotë të vijës kufitare për të mos lejuar individë që merren me trafik armësh me Maqedoninë.
XS
SM
MD
LG