Pesë policë maqedonas janë plagosur mbrëmë, gjatë konfrontimeve me kyrengritësit shqiptarë në veri të Shkupit, kur guerrilët kishin sulmuar një stacion policor rrëzë maleve të Zhedenit, afër Radushës, njoftuan zyrtarët e Shkupit. Polocia njofton se ka vdekur edhe një ushtar nga plagët, që mori gjatë shpërthimit të djeshëm të minës në veri të Skupit.
Mbrëmë është takuar edhe Këshilli i Sigurisë Nacionale të Maqedonisë dhe ka konkluduar që të vazhdojnë aksionet e vendosura kundër atyre që kërcënojnë civilët dhe forcat e sigurisë.
Mbrëmë është takuar edhe Këshilli i Sigurisë Nacionale të Maqedonisë dhe ka konkluduar që të vazhdojnë aksionet e vendosura kundër atyre që kërcënojnë civilët dhe forcat e sigurisë.