Ndërlidhjet

QYTETI I GAZËS-DAMASK


Lideri palestinez, Jaser Arafat u ka drejtuar mesazhe liderëve të disa vendeve, në mesin e të cilëve edhe Shteteve të Bashkuara dhe kërkon prej tyre që ti bëjnë presion Izraelit që të ndërpresë okupimin e Shtëpisë Orientale-Selisë jozyrtare palestineze në Jerusalem. Diplomati i lartë amerikan, David Satterfield në bisedimet që ka patur në Damask, ka theksuar se Shtetet e Bashkuara do të punojnë për paqe në rajon e dhënien fund të vuajtjeve të popullit izraelit dhe palestinez.
XS
SM
MD
LG