Ndërlidhjet

SHKUP


Presidenti i Maqedonisë, Boris Trajkovski i ka dërguar letër sekretarit të përgjithëshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan si dhe sekretarit të përgjithëshëm të NATO-s, George Robertson dhe sekretarit amerikan të shtetit, Colin Powel me të cilën kërkon që të pamundësohet ndihma, siç ka thënë ai, që Trupat Mbrojtëse të Kosovës u ofrojnë kryengritësve shqiptarë në Maqedoni. Boris Trajkovski kërkon nga KFOR-i që të zbulojë dhe asgjësojë, siç thotë, depotë e armëve dhe kampet për stërvitje që të pengohej agresioni i drejtë përdrejtë ndaj Maqedonisë. Zyrtarët e Shkupit thanë se territori i Maqedonisë ishte goditur me armë nga Kosova dhe prej andej kishin ardhur kryengritës shqiptarë madje edhe pjestarë të TMK-së.
XS
SM
MD
LG