Ndërlidhjet

PNOM PEN


Kryeministri i Kamboxhias, Hun Sen, citohet të ketë thënë se vetëm krerët e ushtrisë Kmerët e Kuq, do të dërgohen, siç duket, para Gjykatës së propozuar për hetimin e krimeve të luftës në Kamboxhia. Të premten e kaluar, mbreti i Kamboxhias Sinuhak nënshkroi një vendim për t’i mundësuar Gjykatës dënimin e pjesëtarëve të Kmerëve të Kuq, regjimi i të cilëve gjatë viteve 1970 la pas 1 milion e 700 mijë të vdekur. Lideri i Kmerëve të Kuq, Pol Pot, vdiq para tre vjetësh por shumë nëpunës të tij jetojnë ende në Kamboxhia.
XS
SM
MD
LG