Ndërlidhjet

SANTIAGO


Milioneri amerikan Stiv Forset, është afruar sot në lartësirat e Andeve në Amerikën e Jugut, ndërsa vazhdon përpjekjen për të hyrë në histori si personi i parë që kryen një rrotullim të plotë rreth botës me balon me ajër, pa u ndaluar asnjëherë. Forset ka përshkuar deri tani 17 mijë kilometra prej datës 4 gusht kur u nis nga Australia. Nëse rezulton i suksesshëm, udhëtimi pritet të përfundojë brenda 10 ditëve të ardhshme.
XS
SM
MD
LG