Ndërlidhjet

SHKUP


Ministri i Brendshëm i Maqedonisë, Ljube Boskovski, mohon të ketë patur një masakër civilësh në fshatin Luboten të dielën, ndërsa shqiptarët e mbetur në fshat tregojnë se policia maqedonase në atë ofensivë vrau të paktën 9 civilë shqiptarë dhe dogji 25 shtëpi. Herald Schenker, zëdhënës i delegacionit të OSBE-së që vizitoi sot fshatin, ka konfirmuar se në Luboten janë gjetur kufoma por ka refuzuar të bëjë komente, për hir të, siç u shpreh ai, “ruajtjes së sekretit të hetimeve”.
XS
SM
MD
LG