Ndërlidhjet

TIRANË


Qeveria e Shqipërisë ka përshëndetur marrëveshjen e nënshkruar një ditë më parë në Maqedoni, ndërsa e vlerësoi atë si një bazë të shëndoshë për konsolidimin e proceseve demokratike dhe forcimin e shoqërisë multi-etnike atje. Duke nënvizuar nevojën për zbatimin sa më parë të marrëveshjes së arritur,Tirana zyrtare në deklaratën e saj rikonfirmoi mbështetjen për sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Maqedonisë. Burime zyrtare e citojnë ministrin e jashtëm shqiptar Paskal Milo t'i ketë uruar udhëheqësit shqiptarë në Maqedoni për nënshkrimin e marrëveshjes. Në një tjetër bisedë telefonike me homologen e tij Ilinka Mitreva, zoti Milo e ka cilësuar nënshkrimin e marrëveshjes një lajm të gëzuar.
XS
SM
MD
LG