Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush ka përgëzar presidentin e Maqedonisë, Boris Trajkovski për lidershipin e tij në negociatat për arritjen e Marrëveshjes paqesore me guerrilët shqiptarë, që t’i jepet fund luftimeve gjashtëmuajshe në këte vend të Ballkanit.
Ne duhet tani ta bëjmë të sigurt paqen dhe ta vëmë sërish Maqedoninë në rrugën për në Evropë, ka thënë presidenti Bush. Shtetet e Bashkuara i ofrojnë mbështetje të fuqishme presidentit Trajkovski dhe Qeverisë demokratike të Maqedonisë, derisa ata do të shkojnë përpara për arritjen e këtij qëllimi, ka thënë lideri i Shteteve të Bashkuara në një mezash. Presidenti George Bush i ka bërë këto komente porsa NATO kishte arritur dje marrveshje me kryengritësit shqiptarë për çarmatim dhe ka sinjalizuar edhe një herë mbështetje të qartë për integritetin territorial dhe unitetin e Maqedonisë.
XS
SM
MD
LG