Ndërlidhjet

MERDARË


Zëvendëskryeministri i Serbisë Nebojsha Çoviq është takuar sot në Merdarë me shefin e UNMIK-ut, Hans Haekkeroup. Çoviq kishte paralajmëruar se temë e këtij takimi do të ishte regjistrimi i serbëve të Kosovës para zgjedhjeve të përgjithshme të 17 nëntorit në Kosovë. Nebojsha Çoviq është takuar edhe me zëvendëskomandantin e KFOR-it, gjeneralin gjerman Ernest Luts. Në këtë takim, siç thuhet, është harmonizuar marrëveshja me të cilën relaksohet zona tokësore e sigurisë.
XS
SM
MD
LG