Ndërlidhjet

WASHINGTON


Shtetet e Bashkuara kanë përshëndetur ofertën zyrtare të Qeveris së Maqedonisë për amnesti të kryengritësve shqiptarë nga radhët e UÇK-së, të cilët do t’u përmbahen premtimeve për heqjen e armëve.
Zëdhënësi i Stejt Departmentit, Philip Reeker ka thënë se Uashingtoni që nga nënshkrimi i marrveshjes paqësore veçanërisht i ka bërë thirrje Shkupit që të shpallte amnesti për kryengritësit me qëllim të uljes së tensioneve që mbretërojnë pas shtatë muajsh konflikti.
“Tash një kohë jemi duke thënë se jemi të bindur se qeveria e Maqedonisë duhet të hapë rrugën e pajtimit duke ofruar amnesti dhe duket se ata po shkojnë përpara në këte drejtim”, ka thënë Reeker.
“Ne e përshëndesim këtë, sepse mendojmë se kjo është një aspekt i rëndësishëm i pajtimit që do të bënte të mundur përparimet ashtu siç parashesh marrveshja politike”, ka thënë zëdhënësi i Stejt Departamentit amerikan.
XS
SM
MD
LG