Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Talibanët në pushtet në Afganistan kanë refuzuar sërish kërkesën e diplomatëve perëndimorë që të vizitojnë tetë veprimatërët e jashtëm humanitarë të cilët janë akuzuar për përhapjen e Krishterimit në Afganistan, njofton agjencia afgane e lajmeve me seli në Pakistan. Duke u thirrur në burime nga Afganistan, kjo agjenci njofton se autoritetet Talibane kanë vendosur të mos lejojnë vizitën për shkak se akoma nuk kanë përfunduar hetimet.
Njëzet e katër veprimtarë nga agjencia humanitare “Shelter Now International”, prej tyre katër gjermanë, dy australianë, dy amerikanë dhe 16 afganë janë arrestuar para një jave.
XS
SM
MD
LG