Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ministrat e jashtëm të Jugosllavisë dhe Maqedonisë, respektivisht, Goran Svilanovic dhe Ilinka Mitreva, janë pajtuar në takimin e sotëm në Beograd, se ngjarjet e fundit në Maqedoni janë rezultat i “terrorizmit shqiptar”, siç u shprehën ata. Ministri Svilanovic tha se vendi i tij dhe Maqedonia ndajnë të njëjtat vlera dhe se nuk ka mospajtime mes tyre. Siç njoftohet nga zyrat e shtypit, të dy funksionarët e lartë, kanë diskutuar tema të aktualitetit ballkanik, raportet ekonomike dypalëshe dhe detaje të zbatimit të marrëveshjes së paqes në ish-Republikën Jugsollave të Maqedonisë.
XS
SM
MD
LG