Ndërlidhjet

BEOGRAD


Agjensitë jugosllave të lajmeve njoftojnë se partia e presidentit jugosllav Vojislav Kohtunica po përgatitet të tërhiqet nga qeveria e Serbisë. Agjensitë citojnë një deklaratë të Partisë Demokratike të Serbisë, ku thuhet se dy ministrat e kabinetit dhe gjithë asistentët e zëvendës-ministrat do të largohen nga qeveria. Shkas me sa thuhet, është bërë konflikti me anëtarët e tjerë të koalicionit reformator në pushtet, rreth asaj që Vojislav Kostunica e ka quajtur “luftë e pamjaftueshme ndaj krimit të organizuar”.
XS
SM
MD
LG