Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell është takuar me një delegacion të lartë egjiptian, ku temë bisedimesh ka qenë gjendja në Lindjen e Mesme. Nuk kanë pasuar komente pas takimit, por kryesuesi i dërgatës egjiptiane, Osama el-Baz, citohet të ketë thënë para takimit, se Shtetet e Bashkuara duhet të luajnë rol më të drejtpërdrejtë në procesin për paqe në Lindjen e Mesme.
El-Baz, këshilltar për çështjet e sigurisë kombëtare, i presidentit Hosni Mubarak, u shpreh se Izraeli dhe autoriteti palestinez kanë provuar tanimë se janë të paaftë t’a zgjidhin vetë krizën.
XS
SM
MD
LG