Ndërlidhjet

SHKUP


Ministria e Mbrojtjes e Maqedonis njoftoi se, për të krijuar ambient mirëbesimi, do të largojë dhe ripozicionojë forcat e saj nga rajonet e linjave të frontit ku forcat e NATO-s do të ngrejnë pikat e mbledhjes së armatimit nga kryengritësit shqiptarë. Si hap i masave të mirbesimit, ministria e mbrojtjes tha gjithashtu se helikopterët dhe aeroplanët ushtarakë nuk do të fluturojnë mbi rajonet e krizës. NATO ka kërkuar në mënyrë të specifikuar krijimin e zonës së fluturimeve të ndaluara. Ministria e Mbrojtjes njëherit ka tërhequr vëmendjen se helikopterët dhe aviacioni luftarak mund të dërgoheshin që ti përgjigjeshin sulmeve eventuale apo shkeljes së armëpushimit.
XS
SM
MD
LG