Ndërlidhjet

TIRANË


Komiteti drejtues i Partis Socialiste të Shqipërisë u mblodh që të zgjedhë me votë të fshehtë kryeministrin e ri të Shqipërisë mes tre kandidatëve: Ilir Meta-kryeministër aktual,Arben Malaj-ish ministër i financave dhe Spartak Poçi-ish ministër i brendshëm dhe i punëve publike. Partia Socialiste e Shqipërisë në zgjedhjet e fundit parlamentare fitoi 76 vende në parlamentin 140 karrikesh, sipas rezultateve provizionale sepse ato zyrtare akoma nuk janë publikuar. Në këte mbledhje komiteti drejtues i Partisë Socialiste do të marrë në konsideratë nëse do të formojë aleancën parlamentare me partitë e tjera, më të vogla, nga qendra e majtë.
XS
SM
MD
LG