Ndërlidhjet

MOSKË


Zyrtari i lartë amerikan, John Bolton do të ketë bisedime gjatë javës në Moskë në kuadrin e konsultimeve të fundit midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara lidhur me planet amerikane për mbrojtjen raketore dhe reduktimin e mundshëm të armëve bërthamore që disponojnë dy palët. Javën e kaluar Moskën e vizitoi edhe sekretari amerikan i Mbrojtjes,Donald Rumsfeld, por nuk arriti të marrë miratimin e Rusisë që Shtetet e Bshkuara të shkonin përtej Marrveshjes për raketat antibalistike, e cila ndalon mburojat raketore që Shtetet e Bashkuara shpresojnë të ndërtojnë. Administrata e presidentit George Bush është kërcënuar se do të tërhiqet nga ajo Marrëveshje, nëse nuk arrihet ujdi me Rusinë.
XS
SM
MD
LG