Ndërlidhjet

KABUL


Regjimi në fuqi Taleban, i Afganistanit po shqyrton mundësinë që t’u lejojë vizita në qeli, punonjësve të burgosur ndërkombëtarë të akuzuar për përhapje të Kristianizmit, ndonëse i ka detyruar tre diplomatët e huaj të lënë Kabulin sot. Shtypi islamik vendor, citon ministrin e jashtëm taleban, Wakil Mutawakil, të ketë thënë se policia rezerviste po konsideron mundësinë që të lejojë përfaqësuesit e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar të vizitojnë punonjësit e burgosur.
Talibani ka refuzuar të zgjasë vizat për diplomatët nga Gjermania, Shtetet e Bashkuara dhe Australia, ndërsa këta të fundit kanë lëshuar një notë proteste, ku midis të tjerash thuhet se do të vazhdojnë përpjekjet për të takuar shtetasit e tyre të burgosur.
XS
SM
MD
LG