Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeadministratori i Kosovës, Hans Haekkerup ka dënuar vrasjen e pjesëtarëve të familjes shqiptare Hajra, duke e quajtur atë “akt shokues, monstruoz dhe të pakuptueshëm”. Shefi i misionit të UNMIK-ut tha se kjo ngjarje është tragjike jo vetëm për familjen, por edhe për Kosovën. Pesë pjesëtarë të familjes Hajra, mbetën të vdekur nga një sulm, që ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së të hënës, në afërsi të Gllogocit. Zyrtarët e UNMIK-ut nuk janë në gjendje të identifikojnë as autorët dhe as motivet e sulmit. Zëdhënësi Andrea Angeli, tha se atentatit i ka mbijetuar vetëm një vajzë 16 vjecare, e cila është shtruar për mjekim në spital ndërsa makina me të cilin udhëtonin pjesëtarët e familjes është sheshuar nga plumbat. Midis të vrarëve janë edhe dy vajzat, 9 dhe 14 vjeçare të familjes së Hamza Hajrës.
XS
SM
MD
LG