Ndërlidhjet

SHKUP


Qeveria e Maqedonisë ka përshëndetur vendimin e NATO-s që të autorizojë misionin për mbledhjen e armatimit nga kryengritësit shqiptarë dhe ka premtuar bashkëpunimin.
Maqedonia ka ndërmend që t’i përmbahet marrëveshjes së armëpushimit dhe t’i ofrojë NATO-s të gjitha parakushtet e nevojëshme për kopmletimin e suksesshëm të misionit, ka thënë Stevo Pendarovski, këshilltar i presidentit Boris Trajkovski. Edhe një nga zëdhënësit e kyrengritësve shqiptarë i njohur si Besniku ka përshëndetur vendimin e NATO-s, duke shtuar se maqedonasit, siç është shprehur, kanë shfrytëzuar në të kaluarën mjete ilegale, politike dhe ushtarake për të manipuluar situatën. Ai ka shfaqur shpresën se me arritjen e NATO-s do të jetë ndryshe.
XS
SM
MD
LG