Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Sekretari i përgjithëshëm i OKB-së, Kofi Annan, ka rekomanduar që Këshilli i Sigurimit të marrë në konsideratë një qasje të re, të gjithanëshme për zgjidhjen e krizës shumfishe në Afganistan. Në një raport që i ka drejtuar Këshillit të Sigurimit, Kofi Annan thotë se duhet përcaktuar kushtet themelore për zgjidhje politike të luftës civile në Afganistan dhe që palët ndërluftuese të fillonin negociata serioze. Lejimi i qytetarëve afganë që të vendosin lirisht për formën e qeverisjes së tyre nëpërmjet një mekanizmi të pranueshëm ndërkombëtar sikurse zgjedhjet, është rruga e vetme për zgjidhjen e krizën shumëvjeçare në Afganistan, ka thënë Kofi Annan.
XS
SM
MD
LG