Ndërlidhjet

BERLIN


Pothuaj gjysma e gjermanëve janë në favor të dërgimit të trupave gjermane në kuadër të misionit të NATO-s për grumbullimin e armëve në Maqedoni – rezulton nga një anketim i opinionit publik, i botuar sot në të përditshmen Bild. Sondazhi tregon se 49% i kanë thënë po dërgimit të trupave, kundrejt 46% që janë dëshmuar kundër operacionit “Korrja e domosdoshme”. Kabineti qeveritar ka votuar pro nismës së Aleancës Veri-Atlantike, por vendimi final do të varet nga mbështetja që dhoma e ulët e parlamentit gjerman, Bundestagu, do t’i japë inkuadrimit të trupave gjermane në misionin e NATO-s në Maqedoni.
XS
SM
MD
LG