Ndërlidhjet

SHKUP


Zyrtarë të NATO-s dhe qeverisë maqedonase janë shprehur entuziastë për arritjen brenda e marrëveshjes për sasinë e armatimeve që do të fillojë tu grumbullohet guerrilasve shqiptarë. Forcat maqedonase të sigurisë do të qëndrojnë pesë kilometra larg 10 deri 15 qendrave që misioni i NATO-s planifikon të ngrejë në lokalitete të ndryshme të vendit. Më herët kryeministri maqedonas Ljubco Georgievski, pati konsideruar absurd vlerësimin e ekspertëve Perëndimorë mbi sasinë e armatimit që disponojnë kryengritësit shqiptarë. Vëzhguesit perëndimorë i kanë përshkruan komentet e palës maqedonase si përpjekje të mbështetësve të vijës së ashpër në qeveri, për të minuar procesin e paqes.
XS
SM
MD
LG