Ndërlidhjet

SHKUP


Zyrtarë të Bankës Botërore kanë premtuar ndihmë të shpejtë në rimëkëmbjen e Maqedonisë dhe tejkalimit të gjurmëve të krizës gjashtë-mujore në vend. Christian Poortman, koordinator i Bankës Botërore për Europën Jug-lindore u takua sot me kryeministrin Ljubco Georgievski, për të diskuruar rreth konferencës së donatorëve e cila do të siguronte fondet e nevojshme për rindërtimin e rajoneve më të dëmtuara. “Ne dëshirojmë të sigurohemi se janë plotësuar të gjithë parakushtet për mbajtjen e konferencës sa më shpejtë të jetë e mundur” – është shprehur Poortman. Zyrtarët e Bankës po konsiderojnë të ofrojnë 15 milionë dollarë hua për buxhetin e vendit dhe 5 milion ndihmë shtesë për komunat – ka thënë ministri i financave i Maqedonisë Nikola Gruevski, i cili më tej ka shtuar se Maqedonia do të jetë në gjendje të tërheqë 65 milion dollarë fonde prej donatorëve.
XS
SM
MD
LG