Ndërlidhjet

HAGË


Kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës, Carla del Ponte, ka thënë se do të apelojë kundër vendimit mbi dënimin me 46 vjet burg të gjeneralit serb Radisllav Kërstiç dhe do të kërkojë burgim të përjetshëm për të – ka thënë zëdhënësi Jean-Jacques Joris. Në një intervistë të publikuar në shtypin hollandez, zonja del Ponte komentoi se 46 vjet burgim, janë të baraz-vlefshme me heqjen e lirisë për gjithë pjesën e mbetur të jetës së 53 vjeçarit Kërstiç, mirëpo u shpreh ajo, “dënimi me burgim të përjetshëm tingëllon më mirë”.
XS
SM
MD
LG