Ndërlidhjet

SHKUP


Në Maqedoni filloi sot operacioni i NATO-s për grumbullimin e armatimit të kryengritësve shqiptarë, njoftuan zyrtarë të Aleancës në Shkup. Misioni është në vijim e sipër në një nga pikat e grumbullimit të armëve në rajonin e Kumanovës, ka thënë majori Barry Johnson. “Ne filluam me çarmatimin”, ka thënë zëdhënësi i kryengritësve shqiptarë i njohur si komandant Shpati, në një prononcim nga rajoni i Kumanovës, ku NATO ka ngritur pikën e parë të grumbullimit të armatimit. Në këte mision do të inkuadrohen rreth 4.500 trupa të Aleancës, të cilët brenda 30 ditëve kanë planifikuar të mbledhin 3.300 armë të ndryshme nga luftëtarët shqiptarë.
XS
SM
MD
LG