Ndërlidhjet

WASHINGTON


Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftonë se avionë të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë kanë sulmuar mbrëmë dy caqe të mbrojtjes ajrore të Irakut që të degradojnë potencialet e tij të përmirësuara për kërcinimin e avienëve amerikanë dhe britanikë që patrollojnë zonën jugore të ndalim-fluturimeve.
Zëdhënësi i Shteteve të Bashkuara ,Bryan Whitman ka thënë se sulmi ka qenë i planifikuar më parë dhe nuk ka qenë hakmarrje e drejtëpërdrejtë ndaj pohimeve të Bagdadit se mbrojtja e tij kundërt-ajrore kishte rrëzuar të hënën një aeroplan zbulues amerikan ,pa pilot ,afër Basrës, në jug të Irakut.
Në sulmin e mbrëmshëm kanë marrë pjesë disa avionë dhe të gjithë janë këthyer të sigurtë në bazat e tyre, kanë thënë zyrtarë amerikanë.
XS
SM
MD
LG