Ndërlidhjet

LONDËR


Grupi për të drejtat e njeriut, Amnesty International u ka bërë thirrje qeverive të vendeve evropiane që të ndërmarrin hapa për zgjidhjen e çështjes së mijëra njerëzve që konsiderohen të zhdukur.
Amnesti ka bërë këte thirrje me rastin e “Ditës së të zhdukurve”.
Amnesty International thotë se mijëra njerëz llogariten të zhdukur në vendet e ish- Jugosllavisë dhe në Çeçeni, e fenomene të tilla kanë ndodhur edhe në Bellorusi, Ukrainë, Turqi dhe Uzbekistan.
Në Kosovë, thotë Amnesty International, më se 3.000 njerëz konsiderohen të zhdukur –shqiptarë, romë dhe serbë.
XS
SM
MD
LG