Ndërlidhjet

PRISHTINË


Rreth 140 shqiptarë, të cilët kanë thënë se janë pjesëtarë të demobilizuar të UÇK-së, kanë kaluar mbrëmë nga Maqedonia në Kosovë, por nuk janë arrestuar, pasi kanë patur pasaporta valide, ka njoftuar zëdhënësi i UNMIK-ut, Andrea Angeli. Zëdhënësi ka thënë se të gjithë ata persona ishin në rroba civile, janë deklaruar si ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe nuk kanë patur armë.
XS
SM
MD
LG