Ndërlidhjet

MOSKË


Presidenti i Çeçenisë Asllan Maskadov, ka deklaruar në një intervistë se është e pashmangshme se lufta në republikën kryengritëse do të përfundojë me nënshkrimin e një marrëveshje paqeje. Para pesë vitesh, gjenerali rus Aleksandar Lebed dhe Maskadov patën arritur një marrëveshje, që i jepte fund luftës së parë në Çeçeni dhe që e vinte nën moratorium për pesë vite statusin e Çeçenisë. Gazeta “Komersant” citon Maskadovin të ketë thënë se edhe lufta e tashme do të përfundojë me një marrëveshje paqeje, sikurse të gjitha luftërat.
XS
SM
MD
LG