Ndërlidhjet

Boris Trajkovski: më është premtuar se do të njihet emri kushtetues "Republika e Maqedonisë"


Washington Post “Nëse Nato-ja shkon dhe policia vjen këtu, lufta e re…me përmasa më të mëdha, do të filloj, - tha kryengritësi 23 vjeçar me emrin Sefa, në një fshat afër Tetovës. Por Trajkovski thotë se kryengritësit, që pranojnë ofertën e amnistisë së Qeverisë nuk duhet të frikësohen. Rrjedhimisht, nuk ka arsye që forcat e sigurimit të mos kryejnë detyrat e zakonshme.

Marrëveshja ishte produkt i diskutimeve të gjata, të plotësuara me shumë kompromise, por poashtu ajo ishte përshkruar edhe me vullnet pozitiv, ka thënë në një intervistë, në zyrën e tij në ndërtesën e Kuvendit të Maqedonisë, presidenti Boris Trajkovski. Gazeta “Washington Post” mëtutje shkruan se zoti Trajkovski parasheh ratifikimin e marrëveshjes kornizë, pavarësisht nga një kundërshtim i hapur i disa ligjëvënësve dhe pa marrë parasysh një dyshim të përhapur në mesin e shumicës sllavo-maqedonase se kryengritësit shqiptarë inicuan ndërmarrjen e reformave në këtë shtet me kërcënim të armëve.

Boris Trajkovski pastaj ka thënë, shkruan gazeta Washington Post”, se ratifikimi në Kuvend, i paraparë që të përfundoj brenda një muaji, duhet të ndiqet me veprime të qarta të mbështetjes së jashtme, përfshirë këtu ndihmën financiare për rimëkëmbjen e ekonomisë së shkatërruar të këtij vendi dhe me njohjen nga ana e Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian me emrin kushtetues “Republika e Maqedonisë”.

Për shkak të vërejtjeve, që kryesisht arrinin nga Greqia, që e ka një provincë me emrin Maqedonia, ky vend ballkanik, në përgjithësi, njihet si ish republika jugosllave e Maqedonisë, emër, që nga Qeveria dhe pjesëtarët e shumicës sllave, konsiderohet denigrues.

E përditshmja “Washington Post” pastaj shkruan se Boris Trajkovski ka thënë se ka premtime nga presidenti amerikan, Bush dhe nga zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian se ky vend së shpejti do të njihet si “Republikë e Maqedonisë”.

Një diplomat përëndimor ka thënë se “ne ende nuk kemi vendosur”. Por, ai pajtohet se një gjest i tillë do të krijonte një vullnet të mirë të pakufishëm ndër popullatën sllave, e cila dyshon thellë në Shtetet e Bashkuara, në Bashkimin Evropian dhe në Nato, ngase ndjen se këto faktorë kanë favorizuar kryengritësit shqiptarë.

“Tash është koha që Bashkësia ndërkombëtare të na ndihmoj, thotë Trajkovski, duke theksuar se këtij shteti i duhen 700 milionë dollarë; një diplomat përëndimor ka thënë se donatorët ndërkombëtarë me gjasë janë të gatshëm të ofrojnë afro 70 milionë dollarë.

Boris Trajkovski poashtu ka thënë se në fjalimin e tij në Kuvend do ta argumentoj marrëveshjen – kornizë dhe do të angazhohet për ratifikimin e saj. Meqë parashihet transmetim i drejtëpërdrejtë televiziv, Trajkovski thotë se do të dëshironte që njerzit të gjendeshin para aparateve të tyre televizive në shtëpi”.

Kryetari i Maqedonisë, shkruan mëtutje gazeta Washington Post, ka thënë se planifikon ti shkruaj
OSBE-s, për të kërkuar ardhjen e afro 150 vëzhguesve, që do të mbikëqyrin kthimin e forcave të sigurisë maqedonase në hapësirat që tash kontrollohen nga UÇK-ja.

Vëshguesit e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë do të jenë të pa armatosur.

Shumë shqpitarë etnikë, e posaqërisht ish pjesëtarët e gueriljes, thonë se frikësohen nga hakmarrja e forcave të sigurimit të Maqedonisë. Këtë e shpjegojnë me faktin se vëzhguesit e pa armatosur do të jenë të pafuqishëm.

“Nëse Nato-ja shkon dhe policia vjen këtu, lufta e re…me përmasa më të mëdha, do të filloj, - tha kryengritësi 23 vjeçar me emrin Sefa, në një fshat afër Tetovës.

Por Trajkovski thotë se kryengritësit, që pranojnë ofertën e amnistisë së Qeverisë nuk duhet të frikësohen. Rrjedhimisht, nuk ka arsye që forcat e sigurimit të mos kryejnë detyrat e zakonshme, përfundon artikulli në numrin e sotëm të gazetës “Washington Post”.

XS
SM
MD
LG