Ndërlidhjet

SHKUP


Parlamenti maqedonas e ka ndërprerë debatin mbi reformat kushtetuese, dhe siç u shpreh kryeparlamentari Stojan Andov, ai do të rinisë vetëm kur shqiptarët të ndalin “terrorizimin” e maqedonasve në zonat e kontrolluara nga guerrilasit. Andov tha se aktet e shqiptarëve poshtërojnë parlamentin. Por agjensia Rojters, citon nënkryetaren, Radmilla Sheqerinska të ketë thënë se një arsye e tillë ekzistonte që dje, por parlamenti i mbajti punimet. Zonja Sheqerinska është shprehur se “hapat e Andovit janë përpjekje për të shkatërruar punën e parlamentit”.
XS
SM
MD
LG