Ndërlidhjet

SHKUP


Dy parti politike shqiptare në Maqedoni kanë dënuar vendimin për shtyrjen e debatit mbi reformat kushtetuese. Më herët kryeparlamentari Stojan Andov, pati thënë se punimet do të rinisin vetëm kur shqiptarët të ndalin “terrorizimin” e maqedonasve në zonat e kontrolluara nga guerrilasit, pasi siç u shpreh ai, “aktet e shqiptarëve poshtërojnë parlamentin”. Nënkryetarja Radmilla Sheqerinska, tha se “hapat e Andovit janë tentativa për të shkatërruar punën e parlamentit”. Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Arbër Xhaferri, i ka cilësuar manovrat e fundit një “lojë të maqedonasve, për t'u paraqitur si viktima”. Zamir Dika, nga e njëjta parti, ka thënë se duket qartë që disa grupe politike në vend, e konsiderojnë luftën si zgjidhjen e vetme”. Ndërsa Naser Zyberi, nga Partia për Prosperitet Demokratik, ka kërkuar që seanca të fillojë mënjeherë, në rast të kundërt ka sugjeruar ai, lideri politik i UÇK-së, Ali Ahmeti duhet të ngulmojë në kthimin e armëve të mbledhura”.
XS
SM
MD
LG