Ndërlidhjet

SHKUP


I deleguari special i Shteteve të Bashkuara, James Pardew ka kërkuar vazhdimin e menjëhershëm të debatit në Parlamentin e Maqedonisë mbi Marrëveshjen e Paqës dhe reformat e dakorduara kushtetuese dhe ka thënë se kërkesat e kyretarit të Kuvendit, Stojan Andov pengojnë procesin demokratik në vend.
“I kam thënë kryetarit të Parlamentit se veprimet e tij minojnë procesin demokratik dhe pengojnë debatin e lirë dhe të hapur për çështje të rëndësishme për ardhmërinë e Maqedonisë” - ka thënë Pardew. Ai ka thënë më tej se Marrveshja kornizë e paqës, që po debatohet, nuk përmban kurrfarë parakushtesh apo ndërlidhjesh.
Edhe i deleguari special i Bashkimit Evropian, Francois Leotard dhe ambasadori i NATO- në Shkup, Hansjorg Eiff kanë bërë mbrëmë komente të ngjashme.
XS
SM
MD
LG